10.4 C
Elbasan

“Munda ti kërkoj kryeministrit…”, Rama zbardh bisedën me Draghin për pensionet e shqiptarëve në Itali

Shqiptarët në Itali janë të privuar nga pensioni si në vendin e lindjes dhe në atë ku jetojnë.

Që prej vitit 2013, negociatat kanë mbetur pezull dhe Tirana zyrtare edhe pse ka premtuar nje marrëveshje me fqinjet ende nuk e ka arritur ate ne 8 vite.

Kjo çështje çoi në Romë kryeministrin Rama, i cili pas takimit me homologun e tij Draghi tha se i kërkoi përshpejtim të këtij procesi.

Rama: Munda ti kërkoj kryeministrit edhe një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve. Ka shumë shqiptarë që punojnë prej vitesh dhe paguajnë kontribute në shtetin italian. Folëm për sigurinë, drejtësinë. Kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që tu drejtohen më shumë të rinjve, të tërheqin të rinjtë drejt një arsimi dhe edukimi me cilësi të lartë si ajo që ndihet ndërkombëtarisht si Akademia italiane e Policisë, Shkolla italiane e Magjistraturës.

Rama nënvizoi se Italia ka pasur rol kryesor në të gjithë periudhën e kalimit të dhimbshëm nga regjimi diktatorial në demokraci funksionale.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Itali.

Lajme të tjera

Kontrolle për ndalimin e personave në kërkim, FNSH dhe policia “blindojnë” rrugët e Fushë Krujës

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotome disa pika kontrolli në disa prej akseve kryesore...

Të dyshuar se do të kryenin vrasje në Elbasan, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Preçin dhe Spahiun

Një arrestim më bujë të madhe por që mësa duket do të mbyllet pa asnjë akuzë. Prokuroria e posaçme ka kërkuar që dosja penale...

Murataj: Jam me Nikollën sepse feja duhet të jetë sovrane e lire dhe e mosvarme.

Nga Erion Murataj Unë jam shqiptar me rrënjë e me degë. E si i tillë si do që të jetë çdo shqiptar është i imi, i...

Burri i ministres u kallëzua se goditi me thikë drejtorin e Kredive, reagon Ibrahimaj: Çështja u pushua për mungesë provash, nuk e lejova bashkëshortin...

Ministrja shpjegon se konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj e jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar...

Ikona e Barcelonës befason të gjithë – rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të fëmijërisë America Rio...

E rëndë në Kosovë/ Sherr për divorcin, 31-vjeçari qëllon me armë ish-vjehrrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një person ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij në Dragash Ngjarja ka ndodhur pas...