Përdorte vulën e një subjekti të palicencuar, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florion Taçi

0
77

Është arrestuar ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florion Taçi.

Operacioni për arrestimin e tij ka qenë një operacion të përbashkët mes Policisë së Tiranës, Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër.

Në pranga ka përfunduar edhe bashkëpunëtori i tij Alban Memishaj.

Policia njofton se dy personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.