Përmbyset autobusi me nxënës në Itali, plagoset rëndë shoferi

0
147

Një autobus me nxënës doli nga rruga në Baragiano në Potenza për të shmangur një përplasje kokë më kokë me një makinë, duke u përmbysur në anën e djathtë të rrugës.

Në autobus ndodheshin rreth 40 nxënës, nga 14 deri në 18 vjeç.

Të gjithë personat në autobus janë të gjendje të mirë, ndërsa më të lënduarit janë drejtuesi i autobusit dhe personi që drejtonte makinën, i cili mbeti i bllokuar në makinë dhe u nxor më pas nga zjarrfikësit,

Megjithatë, disa prej tyre u dërguan për kontrolle në spitalin San Carlo në Potenza.