Performanca e dobët e Interit, Barcelona dhe Sassuolo vendimtare për Inzaghin

0
83

Inter ka pasur një start të dobët këtë sezon dhe Inzaghi rrezikon çdo ditë edhe më shumë pozicionin e tij si trajneri i ekipit zikaltër.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi do të marrë një vendim përfundimtar për Simone Inzaghi në nëntë ditë ose pas ndeshjeve kundër Barcelonës dhe Sassuolos.

“Të martën do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme kundër një ekipi shumë të fortë si Barcelona, por ndaj Romës ndaj të cilës pësuam një humbje, ndjehem i zhgënjyer sepse nuk e meritonim disfatën.

Duhet të punojmë më shumë në detaje. Sot humbasim një ndeshje me portierin tonë i cili nuk bëri një pritje pasi nuk i lamë hapësira kundërshtarit, por ky është futbolli.

Barça? Kam besim se do të luajmë një ndeshje të mirë ndaj tyre.

A ndjehem në rrezik? Normale, humbjet nuk sjellin kurrë qetësi. Por për pak ditë kishim analizuar ndeshjen në Udine që nuk ishte në nivelin tonë. Në vend të kësaj ndaj Romës pashë sërish Interin tim, atë të vitit të kaluar. Tani me punë duhet të dalim nga kjo ndeshje e shëmtuar”, është shprehur Inzaghi./