Shkon në 62 numri i të vdekurve nga uragani Ian në SHBA

0
124

Numri i të vdekurve nga uragani Ian, i cili goditi shtetet juglindore të SHBA-së javën e kaluar, ka shkuar në 62, sipas autoriteteve lokale.

Ian, një nga uraganet më të fuqishëm që ka goditur ndonjëherë SHBA-në, ka shkatërruar fshatra, linjat e energjisë elektrike dhe urat. Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje goditën zona në brendësi të shtetit.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për viktimat.

Pas Floridës, Ian goditi Karolinën e Jugut, duke u bërë sërish një stuhi e kategorisë 1, ndërsa gjithashtu shkaktoi reshje të mëdha në Karolinën e Veriut.