Përgatituni mirë! Java e ardhshme me mot të ftohtë, nuk do mungojnë as reshje bore

0
105

Përgatituni për një fundjavë të ftohtë dhe ditë më të ftohta javën e ardhshme. Sipas Meteoalb java e ardhshme do të jetë e ftohtë dhe me vlera negative.

Kryesisht do të kemi mot të kthjellët me vranësira të herëpashershme ku më të dukshme do të  jenë në veri verilindje ku nuk do të mungojnë as momentet e shkurtra me flokë dëbore, pjesa tjetër e vendit me mot të kthjellët

Meteorologia Adiola Bani shton se prania e erës me oirigjinë veriore e verilindore do të bëjë që i ftohti të ndihet edhe më tepër nëse në zona të banuara termometri shënon –9 apo -8 gradë celcius do të ndihet 3, 4 gradë më pak.