Shumë e rrezikshme, trendi i ri i drogës mes të rinjve

0
127

Policia në Tiranë ka vënë në pranga nëntë qytetarë për vepra të ndryshme penale dhe ka proceduar penalisht katër të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe një 30-vjeçar të cilit iu gjet në automjet një sasi lënde narkotike e llojit krak, e cila mesa duket po përhapet gjerësisht mes të rinjve.

Njoftohet se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë ekzekutuar vendimit penal për 20-vjeçarin në kërkim Xh. Ç., . Këtë të fundit, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Gjithashtu, u ndalua F. M., 29 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë, është arrestuar edhe një 30-vjeçar të cilit iu gjet në automjet një sasi kokainë, e llojit krak, dy thika dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoren për konsumimin e lëndës narkotike.

Është arrestuar edhe L. E., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e Policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjeta”, iu gjet dhe sekuestrua një sasi cannabis sativa.

Kurse, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan:

– B. K., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;

– Gj. B., 33 vjeç, pasi ka përndjekur një 24 vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan  V. V., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan P. S., 52 vjeç, pasi duke drejtuar motorin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër dhe  E. M., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. A., 46 vjeç, inxhinier në një firmë, dhe B. D., 49 vjeç, kontraktor i punimeve të kësaj firme, pasi në firmën ku punojnë, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar punonjësi, shtetasi M. Gj., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht  K. B., 17 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin I. H., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. L., 32 vjeç. /abcnews.al/