Zjarri i nisur ditën e djeshme në Kardhikaq, bashkia Finiq, ka vijuar pasditen e sotme në malin e Sopotit në vendin e quajtur Lefkë, mbi Delvinë.
Situata është problematike, ndërsa është shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse se zjarri është në një zonë që nuk arrihet nga mjetet.
Çdo përpjekje në këto momente bëhet me mjete rrethanore. Zjarrfikës të Delvinës, Sarandës, Finiqit dhe banorë të zonës po përpiqen të shuajnë flakët. Ndërhyrja nga ajri është ndërprerë me rënien e muzgut ndërsa efektivët do të jenë në gadishmëri përgjatë gjithë natës
Në zonën e Dropullit vatrat e zjarrit janë aktive por në lartësinë e malit.
Top Channel