Përmirësimi i sistemit të ujësjellësit, Balluku nga Elbasani: Qytetarët do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë

0
195

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka inspektuar nisjen e punimeve për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Elbasanit.

Balluku ka deklaruar se nga ky investim qytetarët do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë. Ndër të tjera, Balluku ka marrë dhe shembullin e qytetit të Korçës, i cili aktualisht prej vitesh ka ujë gjatë gjithë ditës.

 “Shpesh herë thonë që flisni për ujin ju, patjetër që do të flasim për ujin dhe kanalizimet, duke pasur parasysh se kemi trashëguar një sasi ujësjellësish të amortizuar në maksimum. Ne zakonisht japim rastin e Korçës, që duke paguar pak më shumë, Korça ka 24 orë ujë prej vitesh dhe në parametrat e duhur”, u shpreh Balluku.