“Stafet spitalore në gatishmëri”, Koçiu: Në gjithë vendin në shërbim 2 mijë mjekë e infermierë

0
70

Ndërkohë që  shumica e njerëzve festojnë natën e ndërrimit të viteve ka dhe prej atyre që duhet të punojnë.

Afro dy mijë mjekë dhe infermierë në spitalet e vendit do të jenë në gatishmëri për t’i shërbyer kujtdo që ka nevojë për ndihmën e tyre gjatë festave.

Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një plan masash që nis zbatimin nga 31 dhjetori dhe zgjat deri ditët e para të vitit të ri.

Për planin e masave ministrja e Shëndetësisë foli nga spitali i Traumës në Tiranë. Një prej spitaleve që pret një numër të madh të urgjencave shëndetësore. Shumica e tyre të shkaktuara nga aksidente rrugore.

Përveç stafeve mjekësore që do të jenë në shërbim mesnatën e ndërrimit të viteve në spitalet universitare plani i masave parashikon që për çdo rast të jenë të gatshëm për  ndihmë dhe mjekë të specialiteteve të ndryshme./abcnews.al