Përndoqi dhe tentoi të përdhunojë të renë, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër

0
207

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 53-vjeçar për përndjekjen dhe tentativën për të përdhunuar një 33-vjeare.

Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se “u arrestua në flagrancë shtetasi M. Z, banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjecare, të cilën e ka përndjekur për një periudhë kohore”.

Policia ka arrestuar edhe një tjetër shtetas për dhunë në familje.

“Gjithashtu, nga të njëjtat struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 59 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ora news