Përplaset për vdekje shqiptarja në Itali, trupi i pajetë u gjet pas disa orësh nga djali i saj (EMRI)

0
108

Një grua shqiptare ka humbur jetën në Itali një ditë më parë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e shtetit fqinj, bëhet fjalë për 75-vjeçaren me origjinë shqiptare Salie Gjonzenelaj e cila u gjet e pajetë në rrugë pasi u përplas nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në  San Donato, në Granarolo.

Sipas mediave, shoferi i makinës që përplasi shqiptaren është një 55-vjeçar italian. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe më pas ka dalë nga rruga duke përplasur edhe të moshuarën.

Kanë qenë familjarët e Salies që kanë alarmuar policinë. Të shqetësuar se ajo nuk po kthehej në shtëpi, ata kanë nisur ta kërkojnë. Një prej fëmijëve të saj e gjeti trupin e pajetë të nënës të fshehur në gardhin me shkurre. Në atë rrugë ajo dilte shpesh për të ecur në këmbë.