Përplasje e ashpër mes prostitutave dhe transeksualëve në Peru për “territor”, 5 të vdekur

0
50

Në Lima, kryeqyteti i Perusë, është zhvilluar një luftë e përgjakshme mes prostitutave dhe transeksualëve, të cilët synojnë të pushtojnë zonën “më të pasur” të qytetit.

Në qendrën historike të Limës, e cila prej kohësh konsiderohet famëkeqe dhe shumë e rrezikshme nga autoritetet peruane, prej disa muajsh është shndërruar në një vend vdekjeje për shkak të përshkallëzimit të përplasjeje mes grupeve të prostitutave venezueliane dhe trans-peruane. Deri tani raportohen të paktën 5 viktima.

Peruja, e cila tashmë përballet me situata të përgjakshme të rendit publik për shkak të protestave të popullsisë indigjene, tani ka edhe problemin e bandave lokale.

Rrjeti lokal televiziv America TV ka bërë raportime të ndryshme për rastin dhe që nga fillimi i vitit duke numëruar të paktën pesë viktima të betejave që u zhvillua në kryeqytet për ambicien e venezuelianëve për të pushtuar zonat potencialisht më të mira të punës të pushtuara për disa kohë nga peruanët.

Veçanërisht të guximshëm dhe të egër, nënvizojnë mediat peruane, janë anëtarët e Los Gallegos, krahu i armatosur i bandës së quajtur Tren de Aragua, e specializuar në rrëmbime, zhvatje, trafikim qeniesh njerëzore dhe grabitje.

Së fundmi, falë marrjes së një videoje komprometuese, policia peruane arriti të arrestojë bosin e Los Gallegos, i cili nuk ishte tjetër veçse një vajzë e pamëshirshme 19-vjeçare venezueliane e quajtur Andreína Reyes Sojo, një “bete noire” e vërtetë prostitutash të Limës.