Plas” skandali pa nisur Botërori, 8 futbollistë të Ekuadorit akuzohen se morën ryshfet…

0
74

Të dielën pritet që të luhet ndeshja e parë në Botëror mes Katarit dhe Ekuadorit.

Mikëpritja e Botërorit është një përgjegjësi e madhe, e duket se Katari nuk duket se po ia del mirë. Në javët e fundit, janë rritur raportet për dhunë dhe shkelje ndaj të drejtave të njeriut në këtë vend dhe mungesa e garancive që ata kanë për të organizuar një ngjarje që bashkon kultura të ndryshme nga e tërë bota.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tani mikpritësi i Botërorit është duke u përballur me një akuzë serioze, të cilët do të linin tek ata përshtypje të këqija. Amjad Taha, një ekspert në çështjet për politika strategjike dhe drejtor rajonal në qendrën britanike të Arabisë Saudite raportoi që tetë lojtarë të Ekuadorit besohet se kanë marrë një shumë prej 7.4 milionë dollarë që ta humbasin ndeshjen kundër Katarit.

Sipas raportit, Katari ia ka ofruar ekuadorianëve këto para që ata t’i lejojnë të fitojnë 0-1, me një gol që do të shënohet në pjesën e dytë, në mënyrë që t’i marrin këto para. Një lajm i tillë është shumë vështirë të injorohet, pasi që Katari edhe më parë është akuzuar se ka dhënë ryshfet miliona dollarë komitetit të FIFA që ta organizojë Botërorin.

Tri ditë para së të fillojë Botërori, as qeveria dhe as Federata e Futbollit e Katarit s’i ka komentuar këto fakte.