E rëndë në Pogradec, 15-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të miturës

0
128

Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

Sipas pretendimeve të vajzës, e cila ka deklaruar edhe në polici, ajo thotë se ka pasur njohje me djalin, i cili ka hyrë disa herë në shtëpia e saj.

Ajo ka rrëfyer se është kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas burimeve për Abc bëhet me dije se autori është me probleme të shëndetit mendor.

Të njëjtët burime thonë se autori e viktima janë në të njëjtën shkollë.
Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
/Abcnews.al/