“Plumbi i Artë” ende pa finale, nga Vis Martinaj te Talo Çela, 12 “bosët” e dosjes Dumani në arrati

0
186

SPAK lëshoi gjithsej 32 urdhër-arreste nga të cilat 18 u ekzekutuan më 19 maj.

Sot, 7 muaj pas operacionit, 12 “ushtarë” të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, duket se janë një hap para policisë pasi operacionet për kapjen e tyre kanë dështuar disa herë.

Dumani ishte njeriu “kyç” për SPAK që hodhi dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.

EMRAT:

  1. Festim Qoli,
  2. Alban Bengasi,
  3. Ervis Martinaj,
  4. Elvin Merlika
  5. Alket Xhixha
  6. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
  7. Agron (Kamber) Mehja,
  8. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
  9. Talo Çela,
  10. Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
  11. Florenc Çapia
  12. Abedin Mama (Dine Çami)

Masat e ekzekutuara më 19 maj 2022

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP
1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg”  të arrestuar gjatë

  1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
    Leonard Palushi, 41 vjeç
    3.    Gentian Sharra, 48 vjeç
    4.    Fatos Gosa, 54 vjeç
    5.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
    6.    Petrit Qoli, 51 vjeç
    7.    Agron Qoli, 52 vjeç
    8.    Agron Qafa, 48 vjeç
    9.    Asllan Plaku, 30 vjeç

“Plumbi i Artë” goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe Tiranë.

Megaoperacioni erdhi menjëherë pas arrestimit të të shumë kërkuarit Nuredin Dumani,  i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier, më 29 mars.

Dumani është njeriu “kyç” për SPAK që ka çuar në hedhjen dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.

Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë.

Dyshohet se Dumani kontaktohej nga grupe kriminale dhe kundrejt shumave të mëdha parash kryente eliminimet fizike të kundërshtarëve. Pikërisht një atentat të tillë ai do e kryente më 29 mars në Elbasan. Por diçka nuk shkoi sipas planit dhe ai ra në pritë duke mbetur edhe vetë i plagosur.

Në këtë ngjarje u përfol se Dumani ra në pritën e ish mikut të tij të ngushtë Talo Çela megjithatë kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Pas kësaj ngjarje, Dumani arriti të shkonte deri në Fier, por më pas iu vunë prangat bashkë me Henrik Hoxhajn, emër ky po ashtu i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Të dy këta personazhe të botës së krimit duket se janë “asi nën mëngë” i SPAK.

Ndërkohe një prej personave që nuk është gjetur ende nga policia është edhe Ervis Martinja.

Por ky i fundit më 11 gusht 2022 ka humbur kontaket me familjen, sipas denoncimit të familjarëve të tij.

Nëna dhe xhaxhai i tij, Faik Martinaj, alarmuan policinë e Laçit se kanë humbur kontaktet me 40-vjeçarin.

Fati i tij është ende mister. Polica nuk përjashton pistën e inskenimit, ndërkohë familjarët kanë dyshime se i ka ndodhur diçka e keqe./Abcnews.al/