15.4 C
Elbasan

Aksioni “Blic” në mesnatë i Rrumbullakut për kapjen e të kërkuarve mbyllet me dështim, në pranga vetëm Sali Zeneli

Përmes një aksioni “Blic” të zhvilluar mesnatën e djeshme, Policia e Shtetit synonte të kapte në befasi dhe arrestonte disa prej emrave të njohur të botës së krimit në vend, që rezultojnë të jenë shpallur në kërkim me vendim gjykate.

Ora News mëson se kontrollet policore mbi dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik, nuk janë mbështetur në një vendim gjykate konkrete, por gjithçka është bazuar në një urdhër të sigluar sekret.

Urdhri për aktivizimin në teren të grupeve të reparteve speciale si RENEA dhe FNSH, është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili kërkonte nga Policia Kriminale dhe dy repartet Speciale të kryhej brenda natës së djeshme kontrolli i disa banesave.

Qëllimi ka qenë kapja e elementëve kriminalë të shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit “Golden Bullid” por jo vetëm.

Pasi forcat RENEA dhe FNSH, mesnatën e djeshme kanë kryer kontrolle në disa banesa, ku dyshohet se fshiheshin Duel Mehmedaj, Astmer Bilali dhe Bajram Çekorja, të gjithë të shpallur në kërkim për vrasje. Por nga kontrolli i shtëpive nuk është arritur të gjendet asnjë nga personat e kërkuar.

Njëherësh kontrolle policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervin Merlikës, Ervis Martinaj dhe personave të tjerë të botës së krimit, por pa rezultat.

Ora News mëson se disa kontrolle banesash janë kryer edhe për arrestimin e Festim Qolit në qytetin e Durrësit dhe personit tjetër të shpallur në kërkim, Lulzim Berisha, Alban Bengasit, Kevin Suçit, Agron Bejdolli, Aleksandër Laho ose “Rrumi i Shijakut” dhe Alban Skonja.

Të gjitha kontrollet e kryera në Durrës, nuk kanë qenë produktive për policinë.

Gjithashtu kontrolle në disa shtëpi RENEA dhe FNSH-ja, i ka kryer në mesnatë në Elbasan dhe Çërrik.

Me shpresën për kapjen e Kamer Mehjas, Abedin Mama (Dine Çami), Suel Çelës, Talo Çelës dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim në Elbasan, policia ka ushtruar kontrolle në banesat dhe disa baza të tyre, por pa rezultat.

Asnjë nga objektivat e policisë nuk është gjendur qoftë në banesat e tyre dhe qoftë në shtëpitë e tjera, ku mendohej se ata fshiheshin.

I vetmi qytet ku policia dhe grupet e FNSH, kanë dalë me arrestim ka qenë Vlora. Pikërisht në këtë qytet, është arrestuar në banesën e tij, Sali Zeneli, personazh i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burgim për ngjarjen e ndodhur në 3 mars 2021, ku në rrugën “Transballkanike” mbeti i vrarë kushëriri i tij, Taulant Manaj.

Zeneli kishte vetëm dy ditë që kishte mbërritur në banesën e tij, pasi prej gati 1 viti qëndronte i fshehur mes Tiranës dhe Sarandës.

“Ora News”

Lajme të tjera

Samiti i Diasporës, Skënder Hita: Siguria është pasaporta e Policisë për miliona turistë dhe vizitorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se siguria mbetet “pasaporta” kryesore për miliona turistë dhe vizitorë që zgjedhin Shqipërinë, gjatë...

Jonus Murataj nga Mallakastra heroi i ditës

Jonus Murataj nga Mallakastra u kthye në heroin e ditës gjatë zjarrit që përfshiu dje një pallat shumëkatësh në Tiranë. Me guxim dhe pa...

SPAK njofton detaje nga aksioni kundër trafikut të kokainës. Mbi 12 mln euro të sekuestruar, lëshohen 11 fletë-arreste

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 153 të vitit 2023, ka finalizuar një operacion kompleks...

Kanosën të riun për 30 mijë euro dhe i vodhën makinën, arrestohen 3 persona

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Strike”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për shtrëngim me anë të kanosjes dhe grabitje të...

Kosova bllokon importimin e deleve dhe dhive nga Shqipëria: Shkak shpërthimi i murtajës së bagëtive të imta në Dibër

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes...

Jo vetëm Rama, GJKKO kërkon dëshmitar në dosjen “Partizani” Taulant Ballën dhe…

GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, në datën 30 prill, ora 12:00, ku pritet të dëgjohet si dëshmitar...