Po bënte punime për festat, asfiksohet nga gjeneratori dhe vdes në garazhin e shtëpisë burri në Devoll (EMRI)

0
131

Një burrë është gjetur i pajete mengjesinn e sotem ne garazhin e shtepise se tij.

Viktima nga gazi i gjeneratorit është shtetasi Andrea Grazhdani. Mësohet se ai kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Greqia, dhe po bënte punime në shtëpi për vendosjen e kaldajave pasi do të festonte me familjen për festat e fundvitit.

Dje për shkak të mungesës së energjisë ai ka hapur gjeneratorin dhe është asfiksuar. Ka qënë fqinji i tij që e ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur në mëngjes derën e garazhdit të mbyllur ndërsa do të vazhdonin punimet.

Njoftimi i Policisë:
Devoll/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Progër, në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pa jetë, pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 53 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte.

(E.D/faxweb.al)