Këngëtarja Maeta, ka shpërndarë një video të momentit të frikshëm kur një gjarpër e kafshon teksa xhironte një videoklip këtë javë. Këngëtarja 21-vjeçare ka postuar në Instagram një klip bardh e zi nga prapaskenat. Në video, ajo shihet e rrethuar nga gjarpërinjtë ndërsa njëri prej tyre i hidhet në mjekër.
“Kurrë më”, ka shkruar këngëtarja duke treguar se çfarë ka kaluar për të xhiruar këtë video. 2021 ishte një vit masiv për Maetën, pasi nënshkroi me kompaninë e Jay-Z, Roc Nation. Ajo gjithashtu publikoi albumin e saj Habits, pjesë e të cilit janë dhe këngët si “Teen Scene”, “Toxic” dhe “Habits”.