Policia e Elbasanit me dorë të hekurt! 693 gjoba për një javë! Ka edhe arrestime(Video)

0
474
Policia rrugore elbasani flash

Policia Rrugore e Elbasanit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve nga shërbimet e Policisë, falë dhe përdorimit të radarëve dhe dragerave, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 693 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike; -19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; -12 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; -285 masa për parakalime të gabuara; -14 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar; -135 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; -2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; -214 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm./elbasani flash