Policia zbarkon në Lushnje, arrestohen nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i prokurimeve

0
217

Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm edhe dy zyrtarë të tjerë në Bashkinë e Lushnjes krahas kryetarit Fatos Tushe.

Abcnews.al mëson se në pranga janë vënë nënkryetari Gentian Nushi si edhe Drejtori i Prokurimeve, Leonard Sefa.

Të dy ata akuzohen për abuzime me procedurat e tenderit për asfaltimin e një rruge. Në korrik të këtij viti, SPAK arrestoi kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe si edhe 10 persona të tjerë me akuzën se kishin abuzuar me procedurat e tenderit për një kanal vaditës.

Të gjithë ata u akuzuan për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Ishte një tender me vlerë 24 milionë lekë ai që çoi pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe bashkë me 10 persona të tjerë me tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe dhe biznesmenë.

Mes të arrestuarve ëishteedhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje i cilësuar si “koka” e grupit si Gazment Çela zv. drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe Xhemal Hasko përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje.

Prokuroria është rikthyer sot në Bashkinë e Lushnjes duke i vënë prangat edhe dy zyrtarëve të tjerë. /abcnews.al