Pse nuk nënshkruat në Ohër? Aleksandër Vuçiç tregon “alibinë” para gazetarëve

0
39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do të zbatojë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënies me Kosovën deri në “vijat e saj të kuqe” Një ditë pas takimit të Ohrit, i  pari i Serbisë foli për mediat  në Beograd, ndërsa theksoi se nuk do të zbatojë asgjë, e cila i jep Kosovës anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara,

“Nuk do të zbatoj asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo ndonjë njohje de facto dhe de jure”, tha ai.

Ai tregoi se arsyet, që sipas tij e kanë ndikuar të mos nënshkruajë në takimin e djeshëm në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Republika e Serbisë është shtet i njohur ndërkombëtarisht ligjërisht. Ajo që ata e quajnë Republika e Kosovës nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me të ashtuquajturën Republikën e Kosovës. Do ta keni të vështirë të dëshmoni se ka marrëveshje pa nënshkrim, por pa mëdyshje po flas për vijat e kuqe të Republikës së Serbisë, të cilat kanë të bëjnë në radhë të parë kundër opozitës për njohjen e Kosovës dhe pranimin e Kosovës në OKB. Në mënyrë që askush të mos mendojë se mund t’i imponojë një detyrim ligjor Republikës së Serbisë që nuk e ka pranuar. Pikërisht për këtë nuk kemi nënshkruar atë që BE-ja e quajti marrëveshje, si dhe aneksin. Por, Republika e Serbisë është e gatshme të punojë në zbatimin deri në vijat e kuqe për shumë arsye”, nënvizoi presidenti i Serbisë.

Ai këmbënguli tek krijimi i asociacioni duke thënë se formimi i tij është i domosdoshëm në çdo pjesë ku jetojnë serbët.

“Të gjithë ata që jetojnë në jug të lumit Ibër, jetojnë si në geto. Ata nuk kanë as kornizë institucionale, dhe pa marrë parasysh faktin se po ndërtojmë një spital të madh në Graçanicë, të gjithë duan vetëm të marrin në dorë Mitrovicën e Veriut. Për shkak se ajo mbështetet kundër Serbisë qendrore, atje është më e lehtë për ta. Ne kemi nevojë për ZSO kudo ku jetojnë serbët, por sigurisht shumë më tepër në jug sesa në veri. Kjo u jep serbëve një kornizë institucionale për veprimet e tyre. Përralla të shpikura, mund të bëni çfarë të doni, kjo është e rëndësishme për ne”, theksoi ai.

Vuçiç u pyet nga një gazetarët për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se presidenti i Serbisë nuk ka dashur të nënshkruajë si më 27 shkurt ashtu edhe të shtunën.

Për këtë, kreu i shtetit serb shkakun e gjeti e diku tjetër: “Kam dhembje të padurueshme në dorën e djathtë dhe unë mund të nënshkruaj vetëm me dorën e djathtë. Kjo dhembje do të qëndroj edhe katër vjet tjera”, shtoi ai.