Tirane/ Pronari i servisit dhe punëtori rrahin me grushte e kanosin me pistoletë klientin

0
107

Një sherr në servis për makinën ka bërë që protagonistët të përfundojnë në polici.

– A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë, , gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese shtetasin A. G., 40 vjeç njoftoi policia e Tiranes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.Operacioni u kodua “Servisi”.