Publikohet videoja, momenti kur Kejvina qëllon me shuplakë Luizin, ja si reagon këngëtari

0
86

Një ndër temat më të diskutuara ditët e fundit në rrjetet sociale, por edhe në emisionet e temave rozë, ka qenë shuplaka që Kejvina Kthella i ka gjuajtur Luiz Ejllit gjatë spektaklit të së shtunës, pas debatit.

Iconstyle, ka publikuar sot videon e këtij momenti, teksa shihet modelja duke e goditur fort në fytyrë këngëtarin.

Ky i fundit ka qëndruar i qetë duke mos iu përgjigjur me asnjë reagim. Ndërkohë edhe banorët e tjerë kanë qëndruar thuajse pa reaguar, me përjashtim të Bojrdi Mezini i cili është ngritur në këmbë dhe ka tentuar që të ndalojë modelen.