Hapin llogari në Instagram me emrin e një vajze dhe kërkonin para për takime, procedohen tre të mitur në Tiranë

0
56

Tre të mitur kishin krijuar një “biznes” në rrjetet sociale për të përfituar para.

Bëhet me dije se tre 17-vjeçarë në Tiranë kishin hapur në Instagram një llogari me emirn e një vajze, konkreetish Migena Zenelaj dhe nëpërmjet profilit mbyllnin takime me djem, në këmbim të parave.

Një denoncim i bërë nga një 23-vjeçar, të miturit me profilin fallso i kishin kërkuar 150 mijë lekë të vjetra në këmbim të takimit, ka çuar në zbardhjen e mashtrimit. Pas hetimit të kryer nga hetuesit e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, u arrit identifikimi i tre të miturve, të cilët tashmë janë proceduar penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale të mashtrimit, raporton “Report tv”.

Policia ka mundur të sekuestrojë dy aparate celularë në përdorim të 3 të miturve dhe pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me dokumentimin e ngjarjes.