Qytetarët e gjobitur në Greqi për shkeljen e afateve të qëndrimit do të rimbursohen

0
312

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qytetarët që u gjobitën nga qeveria greke për shkeljen e pavullnetshme të afateve të qëndrimit në Greqi në situatën e krijuar prej COVID-19 duhet të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për rimbursim.

“Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve”, u shpreh Kryeministri.

Por sidoqoftë, tha ai, është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba.

“Dhe siç jam zotuar, ato do të rimbursohen nga shteti shqiptar. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, janë të lutur të aplikojnë për rimbursimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Rama publikoi edhe linkun ku qytetarët mund të aplikojnë.

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1410/njoftim-per-rimbursimin-e-gjobave-te-vendosura-shtetasve-shqiptare-jashte-republikes-se-shqiperise-si-pasoje-e-situates-se-shkaktuar-nga-covid-19?fbclid=IwAR1nNjRcwhboH24A8yxOAAHjgNqyOTvhprg6EoeWUDLH-WLIPGPKpbAXfUk

atsh