Raketa kineze bie në Tokë, Shikoni videon. NASA: Pekini nuk dha asnjë informacion

0
87

Një raketë kineze ra përsëri në Tokë të shtunën mbi Oqeanin Indian, por NASA tha se Pekini nuk kishte ndarë “informacionet specifike të trajektores” të nevojshme për të ditur se ku mund të bien mbetjet e mundshme.

NASA tha se raketa rihyri mbi Oqeanin Indian rreth orës 12:45 pasdite të shtunën (1645 GMT), informon Reuters.

“Të gjitha shtetet duhet të ndjekin praktikat më të mira të vendosura për fluturimin në hapësirë dhe të bëjnë pjesën e tyre për të ndarë këtë lloj informacioni, për të lejuar parashikime të besueshme të rrezikut të mundshëm që efekteve të mbetjeve” tha administratori i NASA-s Bill Nelson. “Të bësh këtë është thelbësore për përdorimin e përgjegjshëm të hapësirës dhe për të garantuar sigurinë e njerëzve këtu në Tokë.”

Përdoruesit e mediave sociale në Malajzi postuan një video të asaj që dukeshin si mbetje raketash. (shiko poshte)

“Aerospace Corp” një qendër kërkimore jofitimprurëse e financuar nga qeveria pranë Los Anxhelosit, deklaroi se ishte “pamaturi” të lejohej që i gjithë trupi i raketës – e cila peshon 22.5 ton të kthehej në Tokë në një rihyrje të pakontrolluar.

Në fillim të kësaj jave, analistët thanë se trupi i raketës do të shpërbëhej në atmosferë, por pjesë të saj ka të ngjarë të i mbijetojnë dhe rikthehen në tokë në formën e një shiu copëzash në një zonë rreth 2,000 km të gjatë dhe rreth 70 km të gjerë.

Ambasada kineze në Uashington nuk ka komentuar menjëherë. Kina tha në fillim të kësaj jave se do të gjurmonte nga afër mbetjet, por se ato përbënin pak rrezik për këdo në terren.

Long March 5B shpërtheu më 24 korrik, duke shënuar fluturimin e tretë të raketës më të fuqishme të Kinës që nga lëshimi i saj i parë në 2020.