Aksidentoi për vdekje 4-vjeçarin, futbollisti holandez rrezikon mbi 3 vite burg

0
91

Futbollisti holandez Rai Vloet përballet me tre vjet e gjysmë burg pasi pranoi se ishte duke udhëtuar nën efektin e alkoolit kur shkaktoi një aksident ku humbi jetën një djalë katër vjeçar.

Ai i tha gjykatës se kishte pirë dy ose tre pije alkoolike atë natë dhe më pas hipi në timon pak para aksidentit që ndodhi në nëntor 2021.

Pak para aksidentit ai ishte duke udhëtuar me shpejtësi gati 200 kilometra në orë, ku u përplas me një makinë në të cilën ndodhej një familje me katër anëtarëshe. Në sediljen e pasme ishte ulur një djalë vetëm katër vjeç dhe humbi jetën nga aksidenti. /G.D abcnews.al/