Rama-Leskajt: Para se të flisni për të vdekurit nga komunizmi, distancohuni si fillim nga të shpallurit non-grata

0
92

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin demokrat Bujar Leskaj, pasi ky i fundit i kërkoi mazhorancës që të përkujtojë 21 majin, ditën e revoltës së Spaçit, të cilët e quajti si ditën e qendrestarëve antikomunistë.

Rama në fjalën e tij kërkoi që si fillim ata që kërkojnë të nderohen viktimat e Spaçit më parë duhet të distancohen nga ata që sot SHBA i ka shpallur non-grata.

Bashkohem me zotin Leskaj në të gjithë emrat që përmendi. Por ndahem me të në një fakt domethënës, se gjithë përmendja e atyre që janë të vdekur dhe të paharruar, humbet çdo kuptim kur ata që i përmendin nuk jetojnë me idealet, parimet, qëllimet dhe shembullin e tyre. Ju flisni sot këtu për ata, por ndërkohë ata donin një Shqipëri ku e drejta e pronës të ishte e garantuar. Ju përfaqësoni këtu partinë që shkatërroi të drejtën e pronës, ata donin në Shqipëri, që mos ishin të tërë si këmbët e dhisë, ndërsa ju nuk patët kurajën të hapin dosjet e sigurimit të shtetit, dosjet e sigurimit të shtetit i hapëm ne, ju i mbajtët mbyllur. Së treti ata luftuan për një Shqipëri të drejtë, ku drejtësia të ishte në sensin e qeverisjes përtej thjeshtë dhe vetëm rendit ligjor. Në fakt ju duhet të gjeni emrat dhe të bëni dhe një listë tjetër të atyre që vdiqën në demokraci dhe nuk morën asnjë lek shpërblim nga ju. Ata donin një Shqipëri të orientuar nga perëndimi dhe jo nga lindja. Ju personalisht përfaqësoni sot palën anti-amerikane, ju jeni në krah të atij që e ngritët sërish si flamur, që në vend të logos së PD ka damkën e DASH si i korruptuar domethënës. Nëse vërtetë i respektonte të vdekurit e komunizmit, bashkohuni me ata. Kështu që shko laje gojën mirë njëherë për të gjitha ato që ke thënë në emër të atij flamuri të rreckosur, pastaj fol për ata që komunizmi ju mori jetën”, tha Rama.