Rama takohet me Vuçiçin në OKB, presidenti serb: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

0
57

Kryeministri, Edi Rama, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u takuan sot në New York, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti serb ka thënë se shkëmbeu një përshëndetje të vogël më mikun e tij, Edi Rama.
Krahas shkrimit Vuçiç ka postuar foton me Ramën.

Ndërsa nuk humbet rastin për të promovuar Ballkanin e Hapur.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.

Ndërkohë kryeministri Rama ka postuar në Facebook foto me liderët e Ballkanit Perëndimor,  të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe zv President i Komisionit Europian, Joseph Borrell.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.