Raporti i KLSH: Si dështoi nisma e “100 fshatrave”, projekti ka buxhet specifik, por konstatuam…(E PLOTË)

0
66

Katër vite më parë qeveria deklaroi nismën e saj për turizmin dhe agrobiznesin dhe që do të financonte rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit.

Por si dështoi kjo nismë? Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të fundit me fokus projektin “100 Fshatrat” nënvizon se pamundësia për të matur efektet dhe për të dhënë një ide të qartë vjen për shkak të mungesës së koordinimit institucional për të hartuar plane vjetore dhe për të ndjekur në detaj objektivat.

Në raport thuhet se “Programi i integuar për 100 fshatrat”, ka nisur si një ide shumë e mirë konceptuar, por që duhet punë për të bërë në drejtim të organizimit dhe bashkërendimit të punës mes njësive përgjegjëse për ndjekjen dhe monitorimin e këtij programi”.

“Edhe pse këtij projekti i është dedikuar një program buxhetor specifik, konstatuam përdorimin e programeve të tjera buxhetore nga ana e subjekteve, për fonde që lidhen me Programin e 100 fshatrave, duke bërë të vështirë gjurmimin e shpenzimeve për këtë program nga pikëpamja e zbatimit të buxhetit.

Në përfundim vlerësojmë se, ministritë e përfshira në program duhet të marrin masa për rivënien në afat të këtij programi qeveritar, përditësimin e tij në vazhdim, nëpërmjet një qasjeje bashkëpunuese ndërinstitucionale, me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit” thuhet në raport ndër të tjera.

Raporti i plotë i KLSH:

Edhe pse “Programi i integuar për 100 fshatrat”, ka nisur si një ide shumë e mirë konceptuar, dhe rezultatet e tij, janë konkretizuar pjesërisht me sistemimin e shume zonave/fshatrave, ende ka punè për të bërë në drejtim të organizimit dhe bashkërendimit të punës mes njësive përgjegjëse për ndjekjen dhe monitorimin e këtij programi, konkretisht:

-Nuk ka një rezultat gjithëpërfshirës mbi shkallën e realizimit të objektivave specifike të parashikuara në Strategjinë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor 2014-2020 si dhe shkallën e përmbushjes së indikatorëve/impaktit që synon të arrije ky program sic janë rritja e numrit të vendeve të punës; numrit të të punësuarve gra/vajza; numrit të të punësuarve të rinj; numrit te bizneseve start-up, të bujtinave; të inkubatorëve për produkte tradicionale; numrit të sipërmarrjeve të reja të agroturizmit, numrit te sipërmarrjeve prodhuese të produkteve tradicionale; si dhe numrit të projekteve të realizuara të përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

-Në asnjë rast nuk është dokumentuar aktiviteti dhe përbërja e Komisionit Ndërministror, i cili duhet të vendoste për ecurinë e programit dhe nuk rezulton të jetë ngritur as Sekretariati Teknik për të mbështetur Komisionin. Për zbatimin e Programit të Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR).

Programi 100 fshatrave, si pjesë e Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor 2014-2020, nga ana e ministrive përgjegjëse nuk u krijuan struktura të posaçme, të cilat do të mundësonin administrimin, bashkërendimin, koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e programit të 100 fshatrave, sipas ndarjes së qartë të roleve. Ky program nuk është zbërthyer më tej në plane vjetore pune; si pasojë kanë munguar raportet e monitorimit për të ndjekur ecurinë e projektit në mënyrë të koordinuar.

-Edhe pse këtij projekti i është dedikuar një program buxhetor specifik, konstatuam përdorimin e programeve të tjera buxhetore nga ana e subjekteve, për fonde që lidhen me Programin e 100 fshatrave, duke bërë të vështirë gjurmimin e shpenzimeve për këtë program nga pikëpamja e zbatimit të buxhetit.

Në përfundim vlerësojmë se, ministritë e përfshira në program duhet të marrin masa për rivënien në afat të këtij programi qeveritar, përditësimin e tij në vazhdim, nëpërmjet një qasjeje bashkëpunuese ndërinstitucionale, me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu