Reshje dhe stuhi shiu! Ja si duket situata në Elbasan

0
135

Reshjet dhe stuhitë e  shiut që vijojnë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme të shumta në bashkinë e Elbasanit. Si pasojë e sasisë intensive të shiut shumë rrugë në Elbasan janë bllokuar duke shkaktuar përmbytje dhe probleme me qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve. Shtabi I Emergjencave Civile në Elbasan bën me dije se në dy shtëpi në afërsi të digës së Zaranikës ka problem me ujin për shkak të kanalit të Ullishtës. Vërshime të ujit pati në zonën e ish Konservimit ku uji hyri në bodrume dhe bllokoi hyrjen e një pallati. Në afërsi të farmacisë nr.4 u rrëzua një pemë. I gjithë aski nga rrethrrotullimi I bashkisë deri në afërsi të kryqëzimit të Poliklinikës dentare u bllokua nga uji. Në të njëjtat kushte ishte edhe rruga e Blinave.  Gjithashtu probleme u raportuan edhë në aksin nacional Elbasan-Librazhd ku në vendin e quajtur kthesat e Murrashit pati rrëshqitje gurësh. Ne disa zona ka probleme  me energjinë elektrike kryesisht në fshatin Shezë  dhe Gjocaj të Peqinit dhe në Gracen të Elbasanit.  Shëfi I Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit bën me dije se grupet e punës do të jenë në terren gjatë gjithë ditës së sotme për të shmangur problematikët./Elbasani flash