Reshje të dendura shiu në vend, rënie gurësh dhe inertesh në Elbasan

0
126

Gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Elbasanit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, teksa janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse.

Raportohet se rëniet e inerteve kanë ndodhur në aksin Elbasan-Qafë Thanë (Pishkash dhe kthesat e Murrashit), Cërrik-Gramsh (Ceruje, Drize), Gramsh-Kodovjat (Bratile).

Sipas përditësimit nga Emergjencat Civile, lumenjtë Shkumbin dhe Devoll kanë pasur prurje të konsiderueshme, por pa ndonjë ndryshim nga mbrëmja e djeshme. Përroi i Zaranikës ka pasur gjithashtu prurje të shumta dhe të vrullshme, deri tani pa pasoja.

Edhe energjia elektrike përbën problem në disa njësi, si ajo e Lunikut në Librazhd, një pjesë te dogana në Qafë Thanë, në Njësinë Administrative Kukur dhe Kodovjat në Gramsh, Shushicë në Elbasan dhe në një pjesë të qytetit të Bleshit.

Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për stabilizimin e situatës./Elbasani flash