Kryeministri Edi Rama do të jetë në mesin e personave që do të vaksinohen të parët në Shqipëri.

Në konferencën për median, Rama tregoi arsyen pse do të vaksinohet.

 Edi Rama: “Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurtë por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm.
Nuk do dëshiroja ti zija radhën askujt nga ata që duhet ta bëjnë më parë por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Vaksina nuk është e detyrueshme, askush nuk është i detyrueshëm ta bëjë me pahir por është e këshillueshme.

Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurtë por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm, e për ti thënë të gjithëve që dokrrat me manipulimet e geneve

Ndërsa sa i takon ministrave ata nuk do të jenë në vijën e parë të personave që do të vaksiohen të parët.

“Anëtarët e ministrat janë si gjithë të tjerët. Ministrja Manastirliu nuk ka pse ta bëjë para nënës së saj. Unë do ta bëj siç kanë bërë kolegët e mi” u shpreh Rama.

 Sa ka kushtuar vaksina Phizer?

Edi Rama: Vaksina Phizer ka çmim unik për të gjithë vendet. Kompania nuk negociohet me askënd e me asnjë vend. Është konfidencial

Kush i ka dërguar vaksinat?

Zhdoganimi ka nisur të premten. Vendi që na ka dërguar vaksinat ka kërkuar konfidencialitet. Shpresoj që një ditë do ta falenderoj publikisht.  Edhe tre vende të tjera me të cilat jemi shumë afër, kanë kërkuar konfidencialitet.