Reshjet e dëborës, ARRSH: Në aksin Qafë Thore-Theth vazhdon rënia e ortekëve, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

0
52

ARRSH ka dalë me një njoftim për mediat sa i takon situatës pas reshjeve të borës në disa zona të vendit. ARRSH njofton se vazhdon rënia e ortekëve në aksin Qafë Thore-Theth, duke sjell vështirësi për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë një apel shkon edhe për shoferët, që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë si dhe të ulin shpejtësinë.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës

Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës dendësia e dëborës mbi 1 m.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore