Rinis viti shkollor në gjithë vendin, nxënësit në Elbasan bojkojnë mësimin: Duam ngrohje

0
256

Në të gjithë vendin ka nisur këtë të herë procesi mësimor, ku nxënësit janë kthyer pas pushimeve më të gjata dimërore.

Shkak për këtë është bërë pandemia, ndërkohë që në shkolla do të respektohen rregullat ve vendosura nga Komiteti Teknik për distancimin fizik.

Sakaq procesi mësimor për vitin 2021 duket se nuk ka nisur edhe aq mirë.

Nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Europa” në Elbasan, kanë bojkotuar ditën e sotme mësimin.

Shkak për këtë është bërë mungesa e ngrohjes në ambientet e institucionit.

Prindërit dhe nxënësit kanë dalë me pankarta në duar, teksa kërkojnë zgjidhje për këtë problem.