20.4 C
Elbasan

Rama: Nesër nisim vaksinimin anti-Covid

Nesër Shqipëria nis vaksinimin anti-Covid.

Ky është lajmi që publikon para pak minutash në Facebook kryeministri Edi Rama.

Nën hashtagun Shqipëria buzëqesh, shefi i qeverisë nuk kursen as ngacmimet për kundërshtarët politikë teksa shkruan: “Punë, jo gjumë”.

Lajm i mirë. Shqipëria buzëqesh. Nesër nisim vaksinimin anti-Covid19“, shkruan Rama.

Postimi i Ramës në Facebook

Më 1 janar, përmes një videomesazhi, kryeministri Rama do të shprehej se Shqipëria kishte siguruar 500 mijë doza vaksina të kompanisë Pfizer, raporton Ora News.

Sipas tij, sasia e dakorduar do të paguhej menjëherë në bazë të termave dhe procedurës tip të kompanisë Pfizer me të gjitha vendet.

l

Rama shtonte më 1 janar se, 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit dhe sipas tij të tjerat në bazë të planit të vaksinimit.

Sipas Ramës, vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme, por është e këshillueshme për të gjithë.

Vaksinimi do të nisë në fillim me personelin shëndetësorë, pastaj mësuesit, efektivët e policisë në terren dhe moshat madhore mbi 75-vjeç.

Qëndra e parë e vaksinimit anti-Covid është vendosur në stadiumin kombëtar “Air Albania”, raporton Ora News.

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria regjistron 63,595 të infektuar dhe 1241 viktima.

/a.r,OraNews

Lajme të tjera

Po rregullonin ndriçimin e hotelit, vdes pronari dhe plagosen dy punonjësit pas kontaktit me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dhërmi, teksa raportohet se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë...

Bizhuteri të shtrenjta, armë zjarri, makina luksoze të blinduara dhe miliona euro/ Çfarë sekuestroi SPAK gjatë megaoperacionit në disa qytete të vendit

Mbi 4.5 milion euro pasuri janë sekuestruar gjatë megaoperacionit të SPAK në disa qytete të vendit. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe...

VIDEO/ PSD ELBASAN NDEZ MOTORËT PËR 2025

Kryetari i Partisë Socialdemokrate për qarkun e Elbasanit Z.Erion Murataj organizoi takimin e rradhës me strukturat e PSD në këtë qark.Gjatë takimit u diskutuan...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka, rival i Ervis Martinajt

Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka. Duka u vu në pranga në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga SPAK një ditë më parë. Arrestimi i tij...

Zbrazet fshati Funar në Elbasan, largime masive të popullësisë jashtë vendit

Fshati Funar në Qarkun e Elbasanit vetëm 17 kilometra nga qendra e Elbasanit kohët e fundit është duke u përballur me largimin masiv të...

Goditet baza e falsifikimit/ Drogë dhe sende të paligjshme drejt Anglisë, arrestohet IT i gjykatës së Korçës

Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të...