Rrahje me shkop e këmbë karrigeje, si i fejuari e masakroi për 4 ditë rresht dhe e mbajti të mbyllur. I tregoi shokut se i ra të fikët

0
138

Kokainë, një thikë, një shkop dhe një këmbë karrige është gjendur nga policia në banesën e Geraldi Gushollit, mjete këto që ai ka përdorur në rrahjen barbare të bashkëjetueses së tij, R. Baxhaja.

Dhunime fizik dhe psikologjik i vajzës, ka ndodhur për katër ditë me radhë në datën 12, 13, 14 dhe 15 Prill, ku gjatë kësaj kohe R. Baxhaja ishte mbyllur në një dhomë dhe është keqtrajtohej me sende të forta.

“Ora Neës” zbulon dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku po ndiqet penalisht Geraldi Gusholli për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Ndërsa nën hetim për moskallëzim krimi janë dhe katër shokët e Gushollit, shtetasit Erlin Kateshi, Bledi Kateshi, Arian Sheta, Besmir Nurçellari.

Sipas dosjes hetimore dhunimi barbar i R.Baxhaja fillimisht është konstatuar nga Olta Sheta, e cila e ka marë në telefon motrën e Geraldit, shtetasen Amarilda Bërdicën, e cila pasi ka shkuar në banesë dhe ka parë gjëndjen e shkaktuar, ka transportuar R. Baxhaja, në drejtim të një klinike private.

Në kuadër të hetimeve është pyetur Amarilda Berdica, mota e Gerald Gusholli e cila ka deklaruar se i vëllai dhe viktima jetojnë në shtëpinë e nënës së saj tek rruga “Frosina Plaku”.

Përgjatë kohëve të fundit ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për vizita mjekësore, dhe nga ana e vëllait të saj është shmangur takimi. Me R, e cila është kthyer nga gjermania përpara 10 ditësh është takuar në 3 prill 2023 dhe kanë pasur marrëdhënie të mira.

Nga ana e Geraldit nuk është ushtruar më parë dhunë ndaj bashkëjetueses, por kohët e fundit i vëllai ka qenë i ngarkuar emocionalisht.

Amarilda Bërdica, ka treguar se është telefonuar nga kushërira e saj, Olta Sheta, e cila i ka kërkuar që të shkonte në banesën e Geraldit. Ku më pas ka konstatuar viktimën me lëndime dhe të gjakosur dhe e kanë shoqëruar në spital.

Mjekët e spitalit kanë njoftuar policinë e Tiranës, për çfarë kishte ndodhur dhe menjëherë nisën hetimet. R. Baxhaja ka deklaruar se është dhunuar nga i fejuari i saj me këmbën e tavolinës, duke e goditur në të gjithë trupin.

Ajo ka sqaruar se e ka goditur me grushte dhe shkelma edhe në fytyrë dhe i ka marrë telefonin celular me qëllim që të mos lajmërojë lidhur me dhunën.

Mbajti peng e dhunoi barbarisht partneren, gjykata lë në burg 31-vjeçarin, shokët e tij detyrim paraqitjeje

Mbajti peng dhe dhunoi 28-vjeçaren, ky është 31-vjeçari, Gleard Gusholli
Gjithashtu Geraldi e ka mbyllur me çelës dhe ka vijuar veprimet e dhunshme më datë 12, 13, 15, 14 prill, ku përgjatë kësaj kohe nuk ka pasur mundësi të largohet për shkak të izolimit në shëpi nga ky shtetas dhe kanosjes me thikë, se nëse do të ngrinte zërin do t’i merrte jetën.

R. Baxhaja gjatë ekspertimit mjeko-ligjor, ka rezultuar dëmtime dhe shenja në pjesë të ndryshme të trupit. Lidhur me ngjarjen është pyetur Ardit Manoku, i cili ka sqaruar se Gerald Gushollin, e ka shok fëmijërie dhe është lajmëruar nga ky i fundit se ka goditur bashkëjetuesen me shpullë.

Si pasojë Geraldi i ka treguar se bashkëjetuesja është rrëzuar në tokë dhe ka humbur ndjenjat, ndërsa ai vetë është larguar nga banesa.

Arditi i ka thënë shokut të tij se nuk është në Tiranë dhe më pas është nisur drejt Durrësit, ndërsa takimin e kanë lënë për në datë 16 prill në orën 01:30 tek “Mozaiku”, ku dhe janë ndaluar nga policia.

Për ngjarjen është pyetur Gerald Gusholli, i cili ka deklaruar se është i ngarkuar emocionalisht dhe nuk ka pranuar të japë shpjegime në këtë fazë të hetimit.

Në pyetje është marrë dhe Olta Sheta, kushërira e Gerald Gushollit, e cila ka sqaruar se është njoftuar nga Geraldi se nuk ishte mirë dhe ka shkuar në banesën e tij. Aty ka vënë re R. të dëmtuar në ballë dhe në pjesën e kofshës.

Fillimisht, R. nuk i ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe se bashku me Amarildën, e kanë dërguar për ndihmë mjekësore. Gjithashtu i është marrë deklarimi i shtetasit Besmir Nurcellari, i cili ka sqaruar se nuk ka patur dijeni përsa ka ndodhur deri në momentin që është lajmëruar nga bashkëshortja e tij.

Aktualisht ndaj Gerald Gushollit, është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” ndërsa për katër personat e tjerë Erlin Kateshi, Bledi Kateshi, Arian Sheta, Besmir Nurçellari është vendosur masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje”.