Rrahu vajzën dhe goditi gazetaren e emisionit investigativ, arrestohet 62-vjeçari 

0
84

Një 62-vjeçar nga Devolli është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe dhe ka goditur gazetaren e emisionit investigativ gjatë ushtrimit të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. J., 62 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

“Shtetasi i mësipërm, ditën e djeshme, në fshatin Ponçarë, Devoll, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, shtetases G. Ç., 33 vjeçe, si edhe ka goditur gjatë detyrës shtetasen M. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë gazetare, e cila do të realizonte një kronikë me shtetasen G. Ç., për një emision investigativ”, bën me dije policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu