Rrëfimi i frikshëm i “komisarit të hekurt”/ Si i rrihja kri.minelët me duart e mia! A i duhet Shqipërisë një komisar si ky?

0
160

Pas një periudhe të gjatë, është rishfaqur në ekran Edmond Koseni, ish-komisari peqinas i Policisë, i cili bëri historinë me protagonizmin e tij në luftë kundër bandave e krimit, që nga viti 1997 e deri në mesin e viteve 2000

Edmond Koseni la emër si drejtues policie në Peqin  qytetin nga është dhe ku jeton ? Tepelenë e Elbasan, ku në këtë të fundit la gjurmë për lu.ftën kurajoze kundër kr.imit duke marrë cilësimin ?komisari i hekurt?

Njeriu që futi në burg emra si Tan Kateshi apo Nehat Kullën, ishte i ftuar në Dritare ku me një sinqeritet tronditës shfaqi tipare të punës së tij me elementët kr.iminalë të dikurshëm.

E vërteta është që atë Kateshin e kam rrahur.?

E kam rrahur para se ta dërgoja në qeli, që ti thosha Elbasanit se shteti është më i fortë se krimi.

Ndoshta s?duhej, por unë nuk jam ky që flet tani, kur kam përballë një kr.iminel??. ky është një shpjegim shumë i sinqertë i komisar Edmond Kosenit.

Ishte koha kur Shqipëria sundohej nga ba.ndat e kri.mit në disa pjesë të rëndësishme të territorit të saj. Edmond Kosenit, i ra për pjesë të dejtojë policinë pikërisht në këto teritore atje ku ai bëri edhe histori si komisar i hekurt?.

Do të mbahet mënd si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vënd ku nuk u shpërthyen depot e ar.mëve, si komisari që riktheu dorën e shtetit në Tepelenë e Lushnje e më pas për tu kthyer në Elbasan ku bandat kishin bërë kërdinë.

Quhej komisar i hekurt? Jo vetëm se ka guxuar të vërë dorë mbi kri.minelë të rezikshëm, të ngjashëmve të tyre sot, nuk guxojnë policët as tiu përmendin emrin?.

Komsiar Koseni i ka rrahur, i ka arrestuar e burgosur. Ishin krerët e bandave më të rrezikshme që sundonin vendin në periudhën e errët të vitit 1997.

Me dhu.në apo pa dh.unë, Koseni do të mbahet mend si komisari që arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së kr.imit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë.

I pezulluar nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të ?torturës me pasoja të rënda?, komisar Koseni i ka fituar të gjitha betejat me institucionet shtetërore dhe ka fituar të drejtën kthimit në detyrë.

Ka 18 vite që bëj gjyqe dhe problemi është se mua më ka hetuar prokuroria edhe tullat dhe krevatet e shtëpisë. Vettingun e kam bërë gati dhe e kam nisur. Unë kam 18 vite që ha bukën time? ka deklaruar Koseni për ?Dritare? të Rudina Xhunges.

Ishte viti ?97 dhe në atë kohë ishte e vetmja mënyrë për të lu.ftuar kri.minalitetin. Unë dilja vetë në patrullë dhe në atë kohë kri.minaliteti ra në mënyrë drastike.

Duhet të dilja vetë sepse kri.minelët ishin të rrëzikshëm?, tha ai.

E kam bërë fabrikën model i rregullit dhe sigurisë. Policët duhet të jenë vetë trima dhe të njohin familjet kri.minale të zonës.

Polici duhet të mbështet maksimalisht nga kuadrot e tyre, madje edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit?, tha Koseni. / cna.al