Rrëzohet një shtyllë mbi makinë, grupi i OSHEE dhe policia në vendngjarje

0
46

Një shtyllë ka rënë mbi një makinë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në afërsi të komisariatit nr.4.

ka dyshime se shtylla është shembur nga një kamion, që ka pasur një vinç tërheqës.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi i OSHEE dhe policia.

“Në vendin e ngjarjes vijon të jetë grupi hetimor, ka ardhur edhe grupi i OSHEE. Priten edhe forcat zjarrfikëse. Dyshohet se shtylla është shembur nga një kamion që ka pasur një vinç tërheqës. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme materiale të një automjeti. Qarkullimi vijon normalisht. Nga tensioni i mesëm i shtyllave, është bërë edhe një shkëputje e energjisë elektrike për sigurinë e automjeteve dhe qytetarëve”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al