U kapën me 3 thasë kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 trafikantët në Korçë

0
18

Arrestohen në flagrancë 2 trafikantë në Korçë, të cilëve iu gjetën 3 thasë me kanabis në makinë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet K. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe H. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi.

NJOFTIMI I POLICISE
Transportonin me qëllim shitjen, 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, finalizoi operacionin e koduar “Sinjali”

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit K. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe H. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi.

Nga kontrolli në automjetin tip “Audi”, që drejtonte 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa. Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjeti tip “Audi” dhe me një shumë eurosh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.