Rritet çmimi i naftës, rikthehen protestat! Zbulohet dita dhe ora kur qytetarët do mblidhen para kryeministrisë

0
101

Rritja e çmimit të naftës do të rikthejë sërish protestat në Shqipëri. Aktivistët njoftojnë përmes rrjeteve sociale se ditën e mërkurë në orën 17:00 shqiptarët do të rikthehen sërish në protesta para kryeministrisë.

Njoftimi për nisjen e protestave vjen pasi Bordi i Administrimit të Karburanteve vendosi që çmimi i ri i naftës të shkojë në 245 lekë për litër nga 233 që ishte deri të p[remtën në mbrëmje.

Kujtojmë që shqiptarët u ngritën në protestë 3 javë më parë pasi çmimi i naftës në vend arriti një çmim rekord duke shkuar mbi 260 lekë për litër.