Rusët godasin me raketa qendrën komanduese të Forcave Ajrore ukrainase

0
85

Ushtria ukrainase tha në një deklaratë të premten se forcat ruse nisën sulme me raketa në qendrën komanduese të Forcave Ajrore të Ukrainës në pjesën perëndimore-qendrore, duke shkaktuar “shkatërrim të rëndësishëm” në infrastrukturë.

“Sot, më 25 mars, rreth orës 16:30, pushtuesit rusë nisën një sulm me raketa në territorin e Komandës së Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Vinnytsia”, thuhet në deklaratë.

“Gjithsej gjashtë raketa lundrimi u lëshuan nga rusët. Disa prej tyre u goditën nga mbrojtja ajrore. Pjesa tjetër goditi disa struktura, duke shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në infrastrukturë,” vazhdoi ai.