Rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Tabaku: E papërballueshme! Qytetarët, do paguajnë më shumë në fund të muajit

0
58

Deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu kanë dalë në një konferencë për mediat, ku kanë deklaruar se ndryshe nga ato që thotë kryeministri, Edi Rama çmimi i energjisë do të rritej për të gjitha familjet shqiptare.

Tabaku tha se ndërkohë, në SPAK ishin dorëzuar dy padi ku qeveria shqiptare kishte shitur energji me çmim 12 milionë euro dhe në të njëjtën periudhë kishte blerë sërish energji me 16 milionë euro.

“Janë dy padi në SPAK për këtë çështje. Vjet në periudhën e gusht shtatorit janë shitur 12 milionë euro energji dhe më pas në të njëjtën periudhë është blerë energji me 16 milionë euro. Pse qeveria nuk merr masa për ndryshimin e prioriteteve?

Në të gjitha të dhënat që ne kemi përcaktuar, fatura e energjisë do rritet në mënyrë të konsiderueshme në fund të muajit. Është një rritje e papërballueshme. Qeveria shqiptare në ktë periudhë krize, marrim të vetmen masë duke rritur çmimin e energjisë. E dëgjoja kryeministrin që mburrej me Skavicën që ka 8 vite atje dhe nuk është realizuar edhe si shkak i korrupsionit të veprave të fundit. Janë marrë 35 vendime për investime strategjike dhe vetëm një prej tyre është fotovoltaik. Duhet të pezullohen të gjitha koncesionet korruptive.”– u shpreh Tabaku ndër të tjera.