“Rrugë, ose bojkotojmë zgjedhjet”/ Banorët e fshatrave në Elbasan: Na kanë harruar, të mos vijnë për vota

0
71

Banorët e fshatrave Balëz dhe Kozum në Elbasan thonë se do t`i bojkotojnë zgjedhjet e 14 Majit nëse rruga që lidh këto dy zona nuk rregullohet.

Nëse kjo rrugë që lidh dy fshatra në Elbasan, Balëz dhe Kozum, nuk rregullohet së shpejti, banorët do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të këtij viti.

“Mos të vijë as kuti votimi as gjë. Masat që do marrim ne janë që nuk do vem të votojmë”, tha ai

Gjendja e rrugës është e tillë prej dekadash.

Ka 15 vjet që është bërë se rrugë dhe s’e mirëmbajnë, të paktën të hedhin një makinë zhavor. Në Komunë jemi ankuar disa herë, po Komuna thot nuk kemi mundësi, s’kam fond”, tha ai

Rrugën e re ua kanë premtuar gjatë fushatave elektorale por pas zgjedhjeve, askush nuk është kujtuar.

Banorët thonë se më e vështirë situata është gjatë dimrit.

“Lekët e kësaj rruge janë marrë sikur është shtruar me asfalt. Kjo rrugë një dit do shembet dhe nuk do lidhemi dot me lagjen tjetër, ne nuk kemi mundësi për ta bërë vet. Të sëmuret njeri nuk kalon makina do e marësh në krah”, tha ai.

Përfaqësues të pushtetit vendor janë në dijeni të problemit e thonë se shqetësimi i banorëve do marrë zgjidhje.

“Kemi në plan për ta shtruar me asfalt, por kjo është në plan vitin që vjen. Kemi kërkuar kryetarit të Bashkisë dhe na ka dhën mbështetjen që do t’na ndihmojë me disa rrugë që vërtet janë problem për banorët që e kanë të vështirë sidomos kohët e dimrit në periudh rreshjesh”, tha ai

Mungesa e investimeve në infrastrukturë është një ndër arsyet që fshatrat po braktisen në masë.

Ora news