Maliq, ndërron jetë rrugës për në spital 50-vjeçari, u rrëzua në shtëpi teksa ishte në gjendje të dehur

0
71

Ditën e sotme në Maliq një 50-vjeçar me iniciale H. B, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Korçës. Sipas familjarëve të tij, qytetari  ka qënë në gjendje të dehur, ku si pasojë është rrëzuar, në banesën e tij dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes