Sapo ishte kthyer nga Italia, zhduket e reja në Tiranë

0
125

Një vajzë e re në Tiranë rezulton e humbur prej disa ditësh. Babai i 24-vjeçares ka kallëzuar të martën në polici se vajza i është kthyer nga Italia, por në shtëpi nuk ka ardhur. Sipas dëshmisë së babait, e reja me iniciale XH.M., u kthye nga Italia më 27 nëntor, por nuk u kthye asnjëherë në shtëpi.

Nuk dihet se ku mund të jetë vajza apo nëse ka ndodhur gjë me të.

NJOFTIMI

“Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.” /abcnews.al/