Selenicë/Flet vajza që dyshohet se është përdhunuar: Më kërcënoi me thikë në fyt

0
89

Detaje të tjera kanë dalë në dritë mbi grabitjen me armën ditën e djeshme në Selenicë dhe një dyshimi të policisë nisur dhe nga denoncimi i nënës se autori ka dhunuar seksualisht me të dhe vajzat e mitura.

Policia dyshon se njëra prej vajzave të mitura është përdhunuar.

E frikësuar, vajza tregon se si ka ndodhur ngjarja në kasollen e bagëtive ku autori dyshohet ta ketë përdhunuar.

 

“Më tërhoqi nga bluzja dhe më çoi në një kasolle bagëtish. Jam shumë e trembur. Policisë ia tregova të gjithë të vërtetën që ka ndodhur. Më ka kërcënuar më pas duke më vendosur thikën në fyt,” thotë ajo.

Vajza shprehet se është falenderuese ndaj forcave të Policisë së Shtetit dhe shpreson që autori të marrë dënimin e merituar.

Sipas kryeplakut, autori lidhi me litar dy prindërit ndërsa fëmijët i mbylli në një dhomë tjetër.

Anëtaret e familjes janë të gjithë me aftësi të kufizuara.

Për sa i përket dyshimit se autori ka abuzuar seksualisht me vajzën e madhe të familjes, kryeplaku pohon se vajza fillimisht e mohoi diçka të tillë para policisë.

Por më vonë ajo i ka thënë të atit se 37-vjeçari e kishte përdhunuar dhe se ka bërë me të gjëra të turpshme që nuk ia tregonte dot babait.

“Vajza e dytë u kishte kërkuar ndihmë banorëve të fshatit. Ata e adresuan për të unë. Më marrin në telefon më tregojnë ngjarjen, mora në telefon punonjësit e policisë, por ata ishin në një zonë që nuk u kapte telefoni. Kishte vajtur një person i armatosur me armë e me thikë, ka kërcënuar dhe ka lidhur prindërit. Ajo kishte shpëtuar nga atje dhe erdhi e tmerruar poshtë, sepse shtëpinë e kanë shumë larg nga qendra e fshatit. Menjëherë policia u tregua e gatshme.

Vajtën te shtëpia . Autori ditën e parë kishte ardhur për të blerë një viç, e kishte marrë me gjysmë çmimi. Dje në orën 6 ka kërcënuar dhe u ka marrë lekët. Sot babai me vajzën shkuan në Vlore me para borxh.

Autori ka lidhur prindërit dhe fëmijët i ka çuar të gjithë në një dhomë. Vajza e dytë thotë se doli nga dhoma dhe iku me vrap nga atje dhe lajmëroi bashkëfshatarët dhe kryeplakun.
Problemi me vajzën e madhe të familjes që është abuzuar nisi sot, policia e mori në pyetje vajzën në prani të nënës dhe ajo nuk tha asgjë. Por më vonë vajza i ka thënë babait që autori e kishte përdhunuar dhe se i ka bërë gjëra që nuk i thotë dot. Janë të gjithë me aftësi të kufizuara. Jetojnë me ndihma, në kushte të vështira ekonomike”, shprehet kryeplaku.

Kujtojmë se Çobaj ka shkuar në banesën e shtetasit F. F., 47 vjeç, rreth orës 06:00 të së shtunës, me maskë të kuqë dhe ka kërcënuar me armë çifte familjarët.

Sipas dëshmisë së tyre, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme invaliditeti që lidhen me shikimin me aftësi të kufizuar.
Çobaj, i cili ishte nga fshati Vajzë, kishte shkuar një ditë më parë dhe ishte hequr si kasap që donte të blinte një viç.

Sipas dëshmisë së kryefamiljarit, 38-vjeçari ka detyruar gruan që ta lidhë, e më pas e ka lidhur edhe atë vetë.

Ai i ka futur të gjithë anëtarët e familjes në kasolle dhe ka abuzuar me një nga vajzat.
Ka qenë vajza e madhe ajo që ia ka dalë të largohet dhe ka kërkuar ndihmë në lagje, aty ku familja jeton vetëm 30 minuta larg rrugës kryesore