Shkoi bashkë me dy djemtë në shtëpinë e kunatës dhe e rrahu, procedohet 65-vjeçari në Elbasan

0
40

Babai me dy djemtë e tij kanë shkuar në banesën e nuses së vëllait në Elbasan, pa pëlqimin e saj. Më pas, 65-vjeçari e ka rrahur kunatën.  Si pasojë, ai dhe dy djemtë po procedohen penalisht.

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, shtetases. Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 38 vjeç dhe 40 vjeç (djemtë e shtetasit L. N.), pasi janë futur në banesën e shtetases pa pëlqimin e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme